Një qendër shëndetësore në Sarandë është mbyllur, kjo pasi një mjeke ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet me dije se mjekja i përket padiatrisë të qendrës shëndetësore në spitalin e Sarandës.

Për rrjedhojë është bërë karantinimi i familjes së mjekes njëherësh dhe i infermiereve të tjera. Gjithashtu është bërë dhe dezinfektimi i zonës së qendrës ndërkohë që ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 914 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re