Shqipëria dhe Greqia kane mbyllur 3 raunde negociatash për kufirin detar. Me një deklarate lakonike te unifikuar ministritë e jashtme të të dy vendeve tona kanë njoftuar konkluzionet e bisedimeve të zhvilluara ne Athinë të premten.

 

Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese.

 

Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve.

 

Prej fillimit të negociatave me Greqinë për ndarjen e kufirit detar ministria e jashtme ka mbajtur një profil të ulët mediatik e ka preferuar të mos flasë për detajet e negociatave.

 

Por nuk ka ndodhur kështu me opozitën e cila e ka vendosur në qendër të debatit politik duke akuzuar qeverinë se po shet territorin e Shqipërisë. Ka pasur zëra që kanë shkuar edhe më larg duke i kërkuar presidentit të republikës të mos autorizojë firmosjen e marrëveshjes përsa kohë që gjykata kushtetuese është e bllokuar si i vetmi institucion që mund të certifikojë kushtetutshmërinë e ndarjes së kufirit detar.

 

Vetë kreu i shtetit Ilir Meta e ka bërë të qartë se kërkon informacione të plota për negociatat dhe marrëveshjen para se të firmosë ndërsa ka theksuar rëndësinë e plotësimit sa më shpejt të gjykatës kushtetuese.

 

Në këtë sfond, qeverise shqiptare duket se përveç negociatave me Greqinë do ti duhet të zhvillojë negociata ndoshta edhe me të vështira ne faktorët kryesorë në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re