Skip to content

Mbyllet rinumërimi për Qarkun Berat, LSI nuk e merr mandatin e pretenduar

KAS ka përfunduar rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të pretenduara dhe të duhura për të marrë mandatin e pretenduar.

Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste.

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.