Presidentja e komisionit Europian, Ursula Von der Leyen po mban një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

 

 

Von der Leyen falenderoi kryeministrin Rama për mikpritjen e shkëlqyer dhe mbarëvajtjen e Samitit.

 

 

“Ishte përvojë fantastike të jemi këtu në Tiranë dhe ju jeni një pikpritës i shklqëyer. Nuk mund ta harrojmë kurrë shfaqën tradicionale të ndërthurur me atë bashkohoren. Mbështetja jonë oër rajonin vjen vërtet nga zemra. Faleminderit shumë për këtë samit fantastik.”

 

 

Më tej, presidentja e KE, u ndal te çështjet më të rëndësishme që u disukutuan në Samit.

 

 

Një mesazh shumë i qartë nga ky samit, është të qënurit së bashku. Një temë madhore është se ne dëshirojmë të përballemi me sfidat nga kjo luftë e tmerrshme. Është e rëndësishme që ne përballemi ,me këtë sfidë së bashku. KE jep 1 miliard euro në grante si mbështetje të menjëhershme financiare. Janë mbështetje për infrastrukturën dhe për energjinë. Do të investohet në energjinë e rinovueshme. Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra. Kemi miratuar 6 projekte në sektorin energjetik.

Të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët dhe që theksojnë rëndësinë e këtij samiti që arritëm të përshpejtohen edhe më tej. Një çështje tjetër ka qenë migracioni. Bëhet fjalë për menaxhim të përbashkët të situatës. Për mua është e rëndësishme që të përçojmë mesazhin që edhe këtu mund të mbështeteni te. Kjo është sfidë e përbashkët dhe ta përballojmë së bashku. Së fundmi dua të nënvizoj edhe çështjet e rinisë. Ju me keni thënë që në këtë rajon të kishte më shumë shanse për të rinjtë. Nismën e universiteteve evropiane që studentët e Ballkanit Perëndimor do të mund të studiojnë jo vetëm fizikisht por edhe në formë virtuale. Faleminderit që ju e nisët”, tha Von Der Leyen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re