Tomori e ka mbyllur me humbje këtë sezon duke mos fituar as ndeshjen e fundit, që mund të ishte një fitore morali ndaj Pogradecit. Tomori pas humbjes në Cërrik e kishte mbyllur sezonin duke zbritur një kategori më poshtë dhe me Pogradecin që e kishte siguruar mbijetesën, ndeshja luhej vetëm për statistika. Tekniku Dule kishte bërë disa ndryshime në formacion dhe gjatë ndeshje u dha shansin për të debutuar në këtë kategori edhe të rinjve Toska dhe Karakashi. Në krahun tjetër skuadra liqenore zbriti në fushë me formacionin më të mirë. Ndryshe nga ndeshja e fundit në Berat ndaj Elbasanit këtë herë numri i tifozëve ishte shumë i ulët për shkak se ishte një ndeshje pa interes.

Ndeshja nisi e qetë dhe asnjë prej skuadrave nuk shfaqte presion në fushë  dhe kjo solli një lojë të hapur dhe me sulme në të dy portat. Beratasit shfaqen më këmbëngulës duke krijuar mundësi shënimi me Drabon, Dycën dhe Kumanin. Goli i parë i sfidës vjen nga pika e bardhë me Drabon pas 11 metërshit të fituar nga i riu Lirëza. Pas golit të pësuar zgjohen edhe miqtë që fillojnë të shohin më tepër nga porta e mbrojtur nga Braçe. Është Jahaj që barazon shifrat pesë minuta nga fundi i kësaj pjese me një godtije të bukur nga brenda zone.

Me nisjen e fraksionit të dytë janë sërish pogradecarët që shfaqen superior ndërsa Tomori duket i tulatur. Përfiton nga kjo situatë Pogradeci duke shënuar me mbrojtësin Pura pas një aksioni të zgjatur të miqve. Por edhe pas golit Pogradeci ka sërish mundësinë të shënoj duke humbur të tjera mundësi sidomos ajo e Kasajt pas asistit të Jahaj. Por në 20 minutat e fundit rizgjohet Tomori duke provuar mundësitë e veta për të mos e humbur këtë sfidë të fundit. Është Dyca që ka një mundëis të mirë kur brenda zonës së 5 metërshit gabon goditjen drejt portës. Por Pogradeci me Topllarin mbyll llogaritë e sfidës duke shënuar me një goditje spektakolare dhe i jep fitoren liqenorëve. Por në fund ka kohë edhe për një tjetër perlë por këtë herë për Tomori që shënon me Dycën nga goditja standarte. Kështu një tjetër humbje për Tomorin që nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Kategorinë e Dytë. Gjatë fundit të sfidës edhe mali nga merr emrin skuadra u fsheh mes reve për të faktuar momentin e keq të Tomorit.

Ndërkohë fitorja e Elbasanit 4-2 ndaj Turbinës vendos edhe verdiktet në këtë grup bijetese me Turbinën që siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe Elbasanin që pavarsisht fitores shkon në play out./Berati.TV

Kategoria e Parë, java e fundit

Tomori 2-3 Pogradeci

Shënues: Drabo 20’(pen), Dyca 93’/ Jahaj 40’, Pura 52’, Topllari 90’

Tomori: Braçe, Mersini(Karakashi 31’), Beci, Shaqe, Xherimeja, Gjonaj, Duka(Qëngji 60’), Kumani, Drabo, Lirëza(Toska 42’), Dyca. Tr. S. Dule

Pogradeci: Mali, Çela, Hidri, Pura, Hysenllari, Ivani(Bajraktari 66’), Jahaj(Dervishaj 82’), Kasaj, Liçkollari(Berberi 66’), Shkulaku, Topalli. Tr. F. Fetollari

Gjyqtarë: K. Prenga (Laç), R. Dobruna, B. Mesi (Tiranë)

Delegat: Maksim Goga (Fier) ;   Vëzhgues: Tomor Hoxha (Vlorë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re