Mbyllet shkolla 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë. Shkak për këtë vendim është bërë rezultimi i një numri të madh punonjësish me Covid-19.

Deri tani në këtë shkollë janë infektuar nga virusi Covid 19, 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje. Shkolla “9 Tetori”, sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Pritet njoftimi i nxënënësve dhe prindërve për mënyrën se si do të procedohet me mënyrën e mësimdhënies për ditët në vazhdim dhe për kohën se kur do të rahapen dyert e shkollës.Në Sarandë nga shtimi i rasteve me Covid-19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, SHIK-u, një bankë dhe Sigurimet Shoqërore

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re