Tregu elektrik është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, prandaj Bashkia e Tiranes ka vendosur qe t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për njësinë dhe hapesire publike të gjelberuar për komunitetin.

Bashkia e Tiranës parashikon që në këtë truall, i cili ishte kthyer
në treg gjatë viteve të tranzicionit, do të rikualifikohet ne lulishte,
stola dhe pemë për banorët e këtij komuniteti.

Ndërkaq,
të gjitha subjektet tregtare të tregut kanë marrë prej më shumë se një
muaji njoftimin nga ana e Bashkisë Tiranës për t’u zhvendosur prej aty
për shkak të projektit për rikualiflkimin urban të bllokut që kufizohet
nga Blv. Bajram Curri — Blv Petro N. Luarasi Rr. Taulantia — Rr. Ali
Demi”.

Në njoftimin e Bashkisë të firmosur nga kryebashkiaku Veliaj dhe që
mban datën 20 dhjetor 2019, propozohet zhvendosja e tregtarëve duke
vendosur ne dispozicion një, prej pronave të saj, konkretisht në
adresën: Objekti i UPNA. Rruga Ali Demi, Shkozë – Tiranë, një vend me i
pershtatshem per te tregtuar pajisje elektrike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re