Në bazë të kontrolleve të ushtruara nga Agjensia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së bimëve Elbasan, është konstatuar se tregu i kafshëve të gjalla në Çerravë, nuk plotëson kushtet minimale për funksionimin dhe shitjen e kafshëve të gjalla.

Si pasojë, kjo agjensi me vendimin përfundimtar të inspektimit datë 15. 11. 2018, numër 00183 ka vendosur dënimin administrativ kryesor “Mbylljen e tregut të gjësë së gjallë në Çerravë”.

Për sa më sipër bashkia Pogradec, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në kuadër të transparencës me publikun njofton se:

Të gjithë banorët e bashkisë Pogradec, personat fizikë dhe jurdikë, që të paraqiten pranë bashkisë Pogradec, që të bëjnë propozime konkrete, për venien në dispozicion të pasurive që kanë në pronësi ose administrim, në menyrë që të percaktohet vendndodhja e tregut për kafshët e gjalla në territorin e bashkisë Pogradec.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re