Është mbyllur protesta e 117-të me radhë qytetare kundër qeverisë sot më 24 shtator.
Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën “Nesër më shumë”.
Qytetarët edhe këtë të enjte, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej.
Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin.
Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandalit të fundit, ku në qendër ka qenë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, e akuzuar se ka përkrahur Ergys Agasin.
