Qytetaret greke iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin të ri, ku të gjitha sondazhet e opinionit parashikojnë një rokadë në qeverisje.
Mediat greke raportojnë se partia me e madhe opozitare Demokracia e Re e Kirijakos Micotakis sipas “exit polls” është në avantazh të thellë kundrejt partisë Syriza të kryeministrit aktual Aleksis Cipras, i cili tre muaj përpara përfundimit të mandatit të tij kërkoi zgjedhje të parakohshme, për shkak të humbjes në zgjedhjet europiane dhe ato lokale.
ALEXIS TSIPRAS
KRYEMINISTER
Sot është Dita e demokracise, populli grek të vendosë rrugën e vendit gjatë katër viteve të ardhshme, greket të vendosin për jetën e tyre. Unë besoj se është një betejë e rëndësishme, për të mos ndalur progresin e vendit tonë për të shkuar përpara.
Në pritje për të marrë stafetën e pushtetit partia Demokracia e Re e qendrës së djathtë dhe lideri i saj Kyriakos Mitsotakis, kërkon një shumicë absolute në parlamentin prej 300 deputetësh.
KIRIAKOS MICOTAKIS
KRYETAR I PARTISE DEMOKRACIA E RE
Zgjedhjet janë festimi i madh i demokracisë. Unë përulem me respekt para vendimit popullor. Sot qytetaret greke kanë marrë fatin e vendit në duart e tyre dhe jam i sigurt se nesër në mëngjes do të jetë një ditë më e mirë për vendin tonë.
Sondazhet publike të votimit të së dielës treguan Demokracinë e Re fitimtare me 10 përqind më shumë se Syriza. Sipas sistemit elektoral Partia fituese merr një bonus prej 50 vendesh në parlament dhe ka nevojë për 151 vende në parlamentin me 300 vende për të pasur shumicën.
Sipas sondazheve një humbës i madh i zgjedhjeve kombëtare mund të jetë partia nacionaliste Agimi i Artë, e cila është në rrezik të mos marrë 3% të kërkuar për të siguruar hyrjen në parlament.
Rreth 150 mijë emigrantë shqiptarë kishin të drejtën për votuar dhe për herë të parë pas 28 vitesh emigracion shqiptarët garojnë për të përfaqësuar bashkëkombasit e tyre në parlament. Fatos Malaj dhe Eda Gemi, janë dy emigrantë që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj që po garojnë në Athinë me partinë “Lëvizja per ndryshim”. Po ashtu edhe shqiptarja Pati Vardhami garon me partine Mera 25.