Ka përfundur orari zyrtar i procesit të votimit në zgjedhjet për kreun e Bashkisë Rrogozhinë.

 

Zgjdhjet u përsëritën pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor,  ndërsa pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në 14 maj.

 

Në zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë Rrogozhinë kryesoi kandidati i PS Edison Molla me një diferencë minimale prej 21 votash me kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

 

Koalicioni opozitar kundërshtoi rezultatin pasi sipas tyre gjatë procesit të numërimit pati parregullsi dhe se diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re