Arbana Osmani, moderatorja e njohur dhe e shume dashur shqiptare tashme ka nisur zyrtarisht pushimet. Ajo mbylli te shtunen puntaten e fundit te emisionit ‘Dua te te bej te lumtur’.

Gjate ketij sezoni, ne kete program pati raste ku u kurorezuan te dashuruarit, ku u formua nje familje, pati edhe raste kur u ngrit edhe nje shtepi. Ndaj per kete arsye stafi realizues ne mbremjen e fundit tregoi se si ka ndikuar ky emision ne jetet e tyre.

“Në fund të programit ti kur bën një rezyme të asaj çka ndodhur dhe asaj që ke sjellë mendon se po misioni u krye! Kemi bërë shumë njerëz të lumtur. Kemi bërë njerëz të lumtur brenda programit, por shikon që ke bërë njerëz të lumtur dhe jashtë programit duke transmetuar çdo të shtunë një program që e kanë pëlqyer, e kanë dashur, që i ka emocionuar, e kanë përlotur publikun dhe kjo është arritja më e madhe”, tha ne mbyllje moderatorja Arbana Osmani.

Gjyshërit e Arbana Osmanit erdhen në studion e programit që ajo drejton, për ta surprizuar atë si fund sezoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re