Skip to content

Mbylli “kioskat” ku shiteshin diploma?! Bardhi: Rama ka bërë krim me arsimin, faturën do ta paguajë më 25 prill

Drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se mashtrimeve të kryeministrit i ka ardhur fundi, duke e bërë përgjegjës kryesor për degradimin e vendit.

Gjithashtu në Ditën e Mësuesit, Bardhi thotë se Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë sipas tij,  faturën do ta paguajë me 25 prill.

Pasi sipas tij kishte nxjerre mesues e nxenes ne rruge, me sa duket ketu i referohet mbylljes se universiteteve private “kioska” qe prodhonin diploma per t’i shitur pa bere asnje dite mesim!

Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar.

Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill.