Si reagim ndaj vendimit të qeverisë austriake për të mbyllur 7 xhami e përzënë rreth 40 imamë, presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan ka paralajmëruar këtë vend se ndërrmarja e këtij akti mund të sjellë një luftë fetare jo vetëm në vend por në të gjithë Europën.

“Ky vendim i kancelarit austriak kam frikë se do të sjellë një përplasje ndërmjet kryqtarëve dhe gjysmëhënës”, ka deklaruar Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll.

Presidenti turk shtoi se do të ketë një përgjigje të shpejtë ndaj vendimit politik që ka marrë kancelari austriak Sebastian Kurtz.

“Ata thonë që ne duan të largojnë klerikët tanë. Besoni ju se ne nuk do të reagojmë pas kësaj? Pritni vetëm pak”, tha Erdogan, i cili e akuzoi kancelarin Kurtz si islamofob, populist, diskriminues dhe ksenofob.

Vendimi austriak erdhi pasi në disa xhami u kremtua fitorja e betejës së Çanakalëse përgjatë Luftës së Parë Botërore. Xhamitë e imamët që do të ndëshkohen, i përkasin komunitetit turk. Ndërkohë, ky zhvillim ndodh nën atmosferën e jë acarimi mes Vjenës dhe Ankarasë, sidomos paa ardhjes në pushtet të ekstremit të djathtë që përfaqsohet nga Sebeasian Kurtz. Ky i fundit, hapur ka shprehur armiqësinë e tij ndaj Turqisë, por jo thjesht politikisht dhe më së shumti fetarisht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re