Në një intervistë për “Faxnews” kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj, thekoi se kjo kategori shihet më e targetuara nga autoritetet sikur  janë elementët më të papërgjegjshëm. Ndër të tjera Jahaj thotë se një rrugë do të ishte mbyllja për 2 javë e të gjitha bar-restoranteve në mënyrë që shteti të kompensojë pronarët me para dhe taksat.

Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tha se  dy ditë më parë policia solli një urdhër në formë verbale ku na detyronte që ti mbyllnim 30 minuta më herët, ndërsa shton se nuk ka një komunikim apo përgjigje të saktë nga ana e forcave të policisë ndaj administratorëve të lokaleve pasi e kapin në personale çdo pyetje që bëjnë.

“Mendoj se kjo situatë nuk duhet të jetë me nxirjen e policisë në rrugë, duhet të ishte bërë një punë më mirë nga të gjithë në mënyrë të mbahej  maska dhe jo të mbahej nga frika apo gjoba. Ne po marketohemi  si elementët që jemi të papërgjegjshëm , kemi dëgjuar histori të çuditshme qoftë nga shkollat apo transporti publik apo edhe më tej.

Covidi jeton në të gjitha ambientet tona dhe jo vetëm në bar-restorantet në të cilat ne kalojmë shumë kohë , po ti rikthehemi kohës ne e kemi shkurtuar kohën në 1/3 qëndrimin tonë në bar-restorant.

Ky është aksioni i radhës i trumbetuar, covidi ishte edhe para tre ditësh. Është e vërtetë që rrethi po ngushtohet dhe gjithsecili prej nesh e ndjen se Covdin e ka sa më afër pasi po sheh që ka edhe humbje jetësh. Situata është kritike, por e theksoj që nuk është nga ne, përgjegjësia fillon individuale. Kush është i papërgjegjshëm do vazhdojë të jetë dhe ajo gjoba do i vëri freh, duhet të jetë një mobilizimi i përgjithshëm.

Pardje është dhënë një urdhër nga policia e shtetit në mënyrë verbale e cila ka thënë në orën 9 e 30 duhet të dalin të gjithë jashtë, dmth na ul edhe gjysmë ore pa të drejtë, ne si biznese e dimë kur duhet ta mbyllin pasi kemi një orë policore. Në të shumët e rasteve bizneset e kanë të pamundur të diskutojnë me policinë e shtetit ti thonë më jep një shkresë ku ti e mbështet këtë urdhër verbal që po jep, pasi çdo komunikim merret në nivel personal.

Më mirë të mbylleshin të gjitha për 2 javë, por të kishte një fond ku të kompensoheshin, qoftë në taksa qoftë në para dhe do ishim të kënaqur me mbylljen. Në mbyllje e parë një pjesë e mirë i mori një pjesë e bizneseve nuk i kanë marrë. Kubet e natës në vend  janë lënë në harresë nga autoritetet dhe nuk janë ndihmuar gjatë mbylljes së pandemisë”- u shpreh Jahaj.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re