Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me bizneset e vogla në kryeqytet, të cilët janë ánkuar për vendimet e mbylljes në fundjavë, gjë që i rrënon të ardhurat e tyre. Bizneset deklarojnë rënie deri në përgjysmim të xhiros dhe mungesën e ndihmës nga qeveria. Në njësinë 8 në Tiranë çdo pronar biznesi i vogël që takoi kreu i opozitës foli për pèrkeqësim të gjendjes dhe për kundërshtimin e vendimeve absurde të qeverisë.

“Aplikuam për pagèn e luftès, asgjë s’kemi marrë deri më sot. Është shumë keq puna. Po e shtuna e diela pastaj.  Unë kam dhjetë vjet me ketë asnjë ditë nuk e kam mbyll lokalin. Të shtunën në ora 21:00 vjen pòlicia, “Mbyll dritat, mbyll lokalin!”. Ça është kjo kështu, mua në 20:30 më vijnë klientët, që dalin tani që është verë.”- u shpreh pronarja e një lokali të vogël.

Një tjetër pohon për rënien drastike të xhiros dhe mungesën e ndihmës. “As gjysëm për gjysëm nuk është xhiro. Ne ua dhamë komplet marsin (rrogën), sepse janë të gjithë për kafshatën e bukës, ia dhamë nga xhepi. Tani këta nuk morën as pagën e luftës. Ia dolëm me çfarë kishim kursime në shtëpi.”

Për kreun e opozitës, realiteti duhet të ishte ndryshe me një qeveri të përgjegjshme.Lekët e taksave duhet t’i çonin për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për t’iu dhënë  pagën e mbijetesës të gjithëve, për të ndihmuar biznesin, se po u pre zinxhiri i ekonomisë, është e vështirë ta ngjisësh”- tha Basha.

“Nuk e di se si do të shkojë puna, deri tani është keq. Sot kam shitur vetëm dy racione pice, asgjë tjetër. Në krahasim me para dy muajsh është si dita me natën. Për mua këtu është 70% minus”- tha pronarja e një byrektoreje të vogël.

Dikush tjetër që paguan edhe qera për dyqanin, i tha zotit Basha se kishte menduar ta mbyllte biznesin. “Po vazhdoi xhiroja kështu, do ta mbyll pastaj. Do ta shikojmë deri nga gushti, do të sakrifikojmë. Hap biznesin me dy orë fashë, lere pastaj gjobat pse u vonove kaq, pse u vonove aq. Nuk kemi më çfarë të themi. Tani jemi zero. Xhiroja ka rënë 40-50%. S’bëhet më se s’dalin, s’kanë lekë njerëzit. Gjendja sa vjen e më poshtë po shkon”- u shpreh një tjetër biznes i vogël.

Ndërsa në një dyqan peshku tregon se sa shumë ka rënë xhiro, ndërsa mbështetje nuk ka fare: “Tani shumë dobët, shumë situatë e dobët. S’ka bërë vaki që të mos e ndezja qymyrin, tani fillon porosia akoma se kam ndez. Një porosi kam shitur nga mëngjesi deri tani, dy kocë. Vështirë shumë.”(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re