Pas pezullimit të punës në pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë, siç ishte paralajmëruar ditën e djeshme, kanë nisur vonesat e para të qytetarëve.

Në Kakavijë, një qytetare shprehet për ABC News se kishte ardhur në Shqipëri për një vdekje dhe se nuk ishte informuar për këtë pezullim. Ajo shprehet se do të qëndrojë aty deri sa të rihapen.

“Nuk e di pse na kthyen. Janë mbyllur doganat më thanë, se si është problemi nuk e di. Unë kam ardhur për një vdekje dhe nuk e di se çfarë është bërë, nuk kam parë televizor. Dje kalova, tani do rri këtu deri sa të hapen. Unë erdha për hall”, shprehet qytetarja nga Berati.

Ndërkohë një tjetër shtetas shprehet se po ashtu nuk ka qenë i informuar për këtë pezullim dhe se kishte ardhur ditën e djeshme nga Greqia për një hall. Ai thekson se ka lënë fëmijët e vegjël në Greqi dhe se do presi në makinë deri sa të hapet.

“Erdhëm  dje nga Greqia se kishim një vdekje në Shqipëri, u kthyem këtu tani na thanë që kanë dhënë urdhër nga Greqia. Ne nuk e dinim. Kemi fëmijë të vegjël andej, kemi punë, tani presim. Do parkoj makinën aty të jemi të parët dhe kur të jepet urdhëri të kalojmë matanë”, shprehet një qytetar.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re