Me mbylljen sot të pikës Kufitare të Kapshticës, kamionët e bllokuar në radhë në këtë dalje të kufirit me Greqinë, do të kalojnë nga Kakavija. Lajmi bëhet i ditur nga drejtoria e Doganave.

Siç shihet dhe në foto, kamionët me mallra qëndrojnë në radhë.

Pala greke njoftoi dje se duke nisur nga sot do të bllokohej kalimi në këtë pikë kufitare për shkak të rasteve në rritje me COVID, deri më datë 4 dhjetor të këtij viti.

“Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar në mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi.

Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke ne PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobusët dhe kamionët, si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.

Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, njoftojnë Doganat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re