Kryeministri Edi Rama do të nis një tur ballkanit, ku në fokus do të jetë e ardhmja e nismës “Open Ballkan”. Mësohet se kreu i qeverisë do të vizitojë Prishtinën, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën dhe Beogradin, ku do të takohet me krerët e shteteve partnere.

 

Kryeministri Rama njofton mbylljen e ciklit të nismës “Open Ballkan”, duke theksuar se misioni ishte përmbushur. Ai e cilësoi si një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit. Tanimë, sipas Ramës fokusi do të jetë tek procesi i Berlinit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re