Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar për vendimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e televizionit ORA. Në në intervistë për RTV Ora, ai tha se ky është një lajm i keq për demokracinë dhe se shteti duhet të bëjë kujdes në marrëdhëniet me mediat.

Arben Malaj: “Së pari është një lajm i keq për demokracinë. E dyta, jo se është televizioni juaj, kushdo televiozn tjetër ëse do ishte do përballej me dy gjoba të menjëhershme, dhe pastaj me një urdhër pezullimi, sigurisht që ka shkelje të rëndë të procesit të shkallëzimit të masave me të cilat administrata kominikon me palën përgjegjëse.

Në këtë rast duket që gjithë ky nxitim, është si ti hedhësh akoma më shumë benzinë zjarrit, për faktin që qeveria nuk merret me atë që është më prioritare.

Një televizion, një gazetë mund të asistohet më nga afër, mund të ndihmohet t’i respektojë më mirë rregullat, mund të tolerohet që të zbatohet një plan i detyrueshëm që garanton 100% udhëzimet që jep qeveria.

Por nuk besoj dhe nuk duket të paktën, po të kemi parasysh sektorët që janë mbyllur në botë, nuk gjendet në asnjë rast që të jetë mbyllur një televizion. Janë mbyllur biznese, transporti, sepse media ka një mision të informojë, pastaj informimin e vlerëson shikuesi.

Strukturat e shtetit duhet të bëjnë shumë kujdes në marrëdhëniet me mediat sepse sensibiliteti është më i lartë.

Nuk mundet që në një ditë të caktuar pa indetifikuar asnjë vatër infeksion të dalë një urdhër për ndalim të kujtdo televizioni, nuk po flas vetëm për televizionin Ora por për të gjitha mediat. Shenjat e para të një sjellje diktatoriale janë raportet që krijojnë qeveritë me mediat.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re