Bie ndjeshëm numri i hyrje-daljeve nga pika e kalimit kufitar te Qafë-Thanës.

Burime prane Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit bejne me dije se gjate 24 oreve te fundit kane hyre dhe kane dale me shume se 3000 mije shtetas, pjesa me e madhe e te cileve jane shtetas shqiptar si dhe shqiptarë te Maqedonise se Veriut.

Mbyllja e sezonit, por edhe ndryshimet e kushteve atmosferike te diteve te fundit kane ulur ndjeshem numrin e hyrjeve nga vendi fqinj ne drejtim te Shqiperise, aq sa gjate 24 oreve te fundit kane hyre nga vendi fqinj ne drejtim te vendit tone 1748 shtetas dhe kane dale 1621.

Duke e krahasuar me mujat qe lamë pas, duket se numri  i hyrjeve dhe daljeve ne pike e kalimit kufitar te Qafë-Thanës ka rene ne maksimum.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re