Home SHQIPERIA Mbyllja e shkollave/ Kushi: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi, pa pasoja administrative dhe financiare

Mbyllja e shkollave/ Kushi: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi, pa pasoja administrative dhe financiare

0
Mbyllja e shkollave/ Kushi: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi, pa pasoja administrative dhe financiare

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të uljes së temperaturave, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka dhënë një njoftim për prindërit.

 

Kushi bën me dije se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

 

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme’, njofton Kushi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë