Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Disa të rinj të “Qëndresës Qytetare” kanë dalë në protest para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë, duke kundërshtuar mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla, që u bë shkak për pezullimin e mësimit për 3 ditë.

 

“Jetojmë në një vend ku asnjë mësues nuk guxon të thotë se kam ftohtë. Qytetarët e Tiranës kanë paguar taksë për arsimin, si mund të paguhet dhe të mos kesh ngrohje në shkolla. Nëse shikoni në qarqe, s’ka ujë ne tualete. Në Korçë dhe Maliq nxënësit mblidhen në një klasë. Ndërkohë që 20 mijë e 324 nxënës marrin mësim në të gjithë republikën. Në Berat, në Poliçan mësimi zhvillohet në euro lloto.”

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pak ditë më parë, njoftoi mbylljen e shkollave për tre ditë për shkak të temperaturave shumë të ulëta që kanë mbërthyer vendin.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë