Skip to content

Mbyllja e Tajvanit fsheh pas një situatë të rëndë që nuk i paska shkuar askujt në mendje

beso rama

 

Bllokimi i Taivanit, fsheh dicka te madhe pas. Te pakten keshtu shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Qytetari dixhital i ka thene Berishes: “I bllokojnë biznesin ne
Tiranë dhe nuk i kerkojnë shlyerjen e detyrimeve prej 30 milion euro qe
si ka ndaj tatimeve!”

Ja postimi i Berishes:

beso

“Përshëndetje Doktor!

Uroj të jeni mirë me shëndet.

Doja t’ju informoja për një situatë tepër absurde dhe korruptive në Tatime, ministri të Financave dhe të vet kryeministrit.

Lidhur me bllokimin e biznesit të Taivanit të Besos…!

Ju informoj se Beso i ka detyrim shtetit 30 milionë euro, vetëm për menaxhimin e Fabrikës së Përpunimit të Naftës në Ballsh dhe kjo vetëm nga vetëdeklarimi në sistemin tatimor sipas regjistrit elektronik.

Drejtori i Tatimeve që iku, u shkarkua sepse guxoi të kërkonte që të merrte madje dhe me gjobë të madhe e të merituar, detyrimin që Beso i ka shtetit dhe për këtë ai mori urdhrin e shkarkimit.

Kështu qeveria nga frika se ish-drejtori do të flasë dhe do t’i denoncojë për shkarkimin e tij për tentativën që nisi për të detyruar Beson të paguante 30 milionë euro detyrime ndaj shtetit dhe për të bërë zhurmë se ne “ndëshkojmë” edhe mikun tonë, Beson e Taivanit..!

I bllokojnë biznesin në Tiranë dhe nuk i kërkojnë shlyerjen e detyrimeve prej 30 milionë euro që si ka, ndaj Tatimeve!

Kësaj i thone: Bllokohet kafja 1000 lekshe dhe lejohet administrimi i pasurisë më fitimprurëse në ekonominë shqiptare….!”