Thertoret e mbyllura kane nje shans te dyte për t’u rihapur vetëm duke plotësuar standartet.
 
Kjo është thirrja qe ministri Niko Peleshi u ka bere pronareve te thertoreve te mbyllura rreth 4 muaj me pare ne Korçë, te cilat nuk plotësonin standartet.
 
Ai ka paralajmëruar se nuk do te kete lëshime per keto subjekte nese nuk përmbushin kriteret.
Ndaj i ftoi te aplikojnë per subvencione.
 
Ministri i bujqësisë tha se do te financohen thertore ne qarkun Dibër dhe Kukës, duke qene se atje nuk ka te tilla.
 
 
Ne qarkun e Korces ne muajin nëntor u mbyllen 6 thertore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Të gjitha këto pika rezultuan me mjaft probleme sidomos persa i takon kushteve higjeno sanitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re