Deputetja demokrate, Ina Zhupa, e ka cilësuar ndërprerjen e aksesit për 12 muaj nga TikTok me vendim qeverie, akt të papranueshëm dhe antikushtetues.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa bën thirrje për të marrë pjesë në protestën e 15 marsit.

“Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.  15 MARS në Sheshin Skënderbej! Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!”, shkruan ajo.

LEXO EDHE: Qeveria miraton vendimin për mbylljen e TikTok për një vit

Postimi i Ina Zhupës:

Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike.

Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.

15 MARS në Sheshin Skënderbej!

Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko