Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu njoftoi sot mbylljen e përkohshme të platformës TikTok në vendin tonë.

Qeveria vendosi ndërprerjen e aksesit në TikTok në territorin e Shqipërisë për një periudhë 12-mujore, deri në momentin që kjo platformë të zbatojë standardet e sigurisë dhe moshës për përdoruesit e mitur.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë foli sot në studion e News 24, gazetari Osman Stafa.

Teksa e cilësoi vendimin ekstrem, Stafa tha se ky veprim nuk adreson problemin kryesor që çoi në vendimin përkatës.

Kujtojmë se qeveria propozoi mbylljen e TikTok pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij në shkollë, pas një debati që ata kishin në rrjete sociale. Por me sa duket Martini nuk kishte TikTok.

Gazetari duke cituar fjalët e babait të Martinit, tha se adoleshneti i ndjerë nuk ishte përdorues i TikTok.

“Babai i Martin Canit më shkruan tani dhe më thotë se djali i tij nuk ka pasur TikTok. Edhe për Snapchat-in më thotë se nuk ka pasur informacion se ka qenë përdorues i këtij aplikacioni…për mua Snapchat është platformë më e rrezikshme. Duhet të kuptojmë qartazi se cili është interesi i qeverisë, që e mbyll TikTok 2 muaj para zgjedhjeve…Pra si ka mundësi që mbyllet TikTok dhe jo Snapchat?”, tha gazetari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko