Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar edhe njërin prej tyre.

Disa Oficerë të Policisë gjyqësore dhe prokurorë e policisë Tiranë kanë mbërritur në Rinas ku kanë nisur hetimet dhe pritet shoqërimi i disa prej kontrollorëve.

Një prej kontrollorëve pranë Albcontrol në Rinas është shoqëruar në polici, ndërsa forcat e rendit kanë marrë kontrollin e ndërtesës.

Muhni Mezini mësohet sipas burimeve, të jetë shoqëruar në polici për të dhënë sqarime.

Emri i Mezinit qarkulloi në media si një prej kontrollorëve që kishte deklaruar se ishte i stresuar për shkak të situatës së krijuar ma pagat nçë këtë kompani shtetërore dhe se kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën.

Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re