Gazetari Ylli Rakipi, në një intervistë me gazetaren Beti Njuma në “Tv Ora”, ka komentuar tentativën për mbylljen e këtij televizioni nga ISHSH.

Rakipi tha ky institucion është një polici politike e Edi Ramës dhe se kjo ngjarje është një tjetër njollë e zezë, në raportin e Ramës me median gjatë qeverisjes së tij.

“Ky institucion është një polici politike, në dorë të kryetarit të regjimit, Edi Ramës.

Ky kryeministër që kemi ne, nëpërmjet këtij akti të paprecedent, lë një gjurmë tjetër të pistë dhe të zezë në sjelljen e tij me median shqiptare. “RTV Ora”, është nga mediat e pakta në Shqipëri, që nuk është e rreshtuar me regjimin. Pjesa dërrmuese e medias, është lëpirëse e të gjithë llojeve.

Është sjellje qesharake e një njeriu që drejton një vend me ekonomi të shkatërruar. Merret tani me shembjen e Teatrit dhe gjobitjen e ndonjë media që ka mbetur kundër tij. Ka harruar mijëra njerëz që kanë mbetur jashtë nga tërmeti dhe problemet e rëndësishme ekonomike që ka shkaktuar pandemia“, u shpreh Rakipi.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Skandal i paprecedent/ Hakmarrja e Edi Ramës, del vendimi për mbylljen e “Tv ORA”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re