Ish-kryeministri, Sali Berisha shpreh rezervat e tij për gjendjen e sistemit arsimor në vend. Në një intervistë për gazetaren Pranvera Borakaj, në emisionin “Quo Vadis”, ai thekson se reforma e socialistëve për arsimin nuk i përshtatet Shqipërisë, por i shërben interesave të kryesocialistit, Edi Rama.

 

“Edi Rama ndërmori një akt sharlatani, ai përzgjodhi të quajtur ekspertë me të cilin tentoi të punonte me të cilin unë personalisht, qeveria e mëparshme kishte studiuar 2 vite më parë atë projekt me Bankën Botërore dhe e gjeti të papërshtatshëm për Shqipërinë. Edi Rama në fakt e përdori atë projekt vetëm për të cunguar dhe për të dëmtuar arsimin universitar, për të vendosur kontrollin e tij të plotë nëpërmjet bordeve të universitetit dhe për të kufizuar hyrjen nëpërmjet tarifave. Ajo reformë, e vërteta është mbeti në stadet fillestare dhe u diktua nga valixhet me euro që universitetet private i dorëzuan Edi Ramës dhe ai ndërpreu doktorimin dhe gradimin në universitetet publike, duke i lënë këtë favor universiteteve private thua se ndaheshin shuma të mëdha”, shprehet ai.

 

Në mandatin e parë, socialistët ndërmorën reformë në arsim, duke mbyllur të gjitha universitetet private, që sipas qeverisë nuk përmbushnin standardet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re