Për të kuptuararsyet se përse kohët e fundit në Shqipëri po ndodhin kaq shumë tërmete dhe nëse pritet të ketë lëkundje të tjera të fuqishme, Exit.al, ka kontaktuar disa ekspertë të huaj, si:

Dr. Stephen Hicks, kërkues në Fakultetin e Inxhinierisë në Kolegjin e Londrës, Dr. Wendy Bohon gjeologjist në Institutin Kërkimor për Sizmiologjinë dhe Remy Bossu Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Sizmiologjike Evropiane -Mesdhetare dhe bashkëkrijues i aplikacionit Last Quake.

Pjesë nga intervista:

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sa janë gjasat që një tërmet me magnitudë të njëjtë të ndodhi në ditët dhe në javët në vijim?

Stephen: Pas një tërmeti, ne presim shumë tërmete —
ne i quajmë këto paslëkundje.Rregulli është se pas tërmetit, paslëkundja
më e madhe është një njësi më pak se magnituda e tërmetit kryesor — e
cila njihet si “Ligji i Bathit” — pra tërmeti ishte i magnitudës 6.4
Rihter dhe paslëkundja pritet të jetë 5.4 Rihter.

Në fakt në vend ka patur paslëkundje me magnitudë 5.4 Rihter.
Sidoqoftë jo të gjitha paslëkundjet e ndjekin këtë ritëm, dhe mund të
ndodhin paslëkundje edhe më të forta — megjithëse ky skenar ka më pak
mundësi të ndodhi.

Numri i paslëkundjeve mund të ulet me kohën sipas ligjit të njohur se
për ligji i Omorit. Shpeshtësia e paslëkundjeve do të ulet me kohën —
cila doqoftë mundësia e paslëkundjeve ditën e parë, ditën e dytë do të
ketë 50 përqind mundësi më pak të ndodhë se ditën e pare dhe ditën e
dhjetë do të ketë mundësi 10 përqind më pak se ditën e parë.

Wendy: Gjasat që të ndodhi një tjetër tërmet i të së
njëjtës magnitude është e ulët. Sidoqoftë, paslëkundjet do të
vazhdojnë. Paslëkundjet janë tërmete që ndodhin pas goditjes kryesore
ose tërmetit më të madh dhe ato mund të shkaktojnë dëme, në vecanti tek
objektet e dëmtuara.

Remy: Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka një
tërmet të dytë më të madh ose sa i pari. cdo tërmet gjeneron paslëkundje
dhe ato do të vazhdojnë për ditë dhe për javë por numri i paslëkundjeve
në Tiranë ka filluar të ulet. Një goditje e madhe ka shumë pak gjasa të
ndodhi por asnjëherë nuk mund të përjashtohet por mund të duhen disa
muaj pasi goditjet të kthehen në nivelin e tyre normal.

Pse shqipëria po goditet nga disa tërmete kohët e fundit?

Stephen:Tërmetete në Shqipëri dhe në përgjithësi në
rajonin e Adriatikut Lindor ndodhin për shkak të deformimit të shpejt të
pllakës tektonike, në veçanti, përplasjes në veri të pllakës së Afrikës
në lidhje me pllakën tektonike Euroaziane.

Kjo përplasje lidhet me mbylljen graduale të detit Adriatik, duke
rezultuar në gabime në vendosjen e pllakave përgjatë bregdetit të
Adriatikut. Një nga këto gabime ndoshta shkaktoi tërmetin e 26 nëntorit.

Nuk ka probabilitet statistikor domethënës në ndryshimin e
aktivitetit siszmik me kalimin e kohës. Natyrisht, tërmetet janë të
paparashikueshëm, dhe ne jo gjithmonë kemi katalogun historik të
tërmeteve, instrumentat matëse datojnë në 1970, ndaj ne jo gjithmonë
jemi të aftë të krahasojnë aktivitetin sizmik gjatë kohës për rajonin.

Remy: Ka pasgoditje të cilat janë normale pas
tërmetit me magnitudë 6. Në këtë rast shumë nga pasgoditjet janë afër me
zonat e banuara duke bërë që edhe pasgoditjet me magnitudë të vogël të
ndjehen. Kjo është një situatë shumë e vështirë për tu përballuar
psikologjikisht. Kjo vështirësi duhet të njihet plotësisht: të gjitha
këto pasgoditje kanë një kosto psikologjike tek qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re