Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kanë shtruar pyetjen nëse fundjava do të jetë e mbyllur, duke filluar nga e premtja, e cila është festë zyrtare për shkak të 1 Majit.

Por, vetë Rama ka shkruar në facebook se “nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave”.

Sipas tij, Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko