Të paktën 12 myslimanë rohingya, në mesin e të cilëve 10 fëmijë, janë mbytur pasi anija e tyre u fundos në një lumë në Bangladesh teksa po iknin nga dhuna në Myanmar, njoftojnë zyrtarët.

Disa persona të tjerë janë zhdukur pas incidentit në lumin Naf të dielën në mbrëmje. Mendohet se deri në 100 njerëz – përfshirë fëmijë – ishin në bord të anijes. Një operacion shpëtimi ka nisur dhe është duke u zhvilluar.

Dhjetëra rohingya kanë vdekur duke tentuar të kalojnë në shtetin fqinj Bangladesh për shkak të operacioneve ushtarake në shtetin Rakhine të Myanmar.
Numri i saktë i personave në bord të anijes që u fundos të dielën mbetet i paqartë, me zyrtarët kufitarë të Bangladeshit që kanë thënë se në anije ndodheshin përafërsisht 40 deri 100 persona, shkruan express. Zyrtarët thonë se trupat e 10 fëmijëve, një gruaje dhe një burri janë nxjerrë nga uji deri tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re