Dy varka me emigrantë u mbytën në brigjet e Lampedusës gjatë natës, ndërsa dyshohet për mbi 30 të zhdukur. Rojet bregdetare kanë gjetur 2 trupa të pajetë, atë të një gruaje dhe të një fëmije jo më shumë se 1 vjeç e gjysmë.

 

Varka e parë kishte në bord 48 emigrantë, 45 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen dhe sipas dëshmive që ata  kanë dhënë përpara policisë, 3 persona janë zhdukur nga kjo varke. Ndërkohë në varkën e dytë mendohet se kanë qenë 42 persona, 14 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen.

 

Dyshohet se deti i trazuar dhe era e forte kanë shkaktuar tragjedinë.

 

Po ashtu një ditë me parë për shkak të erës së fortë një gomone me 20 emigrantë u përplasur në shkëmbin. Të mbijetuarit mbeten të bllokuar për disa orë, sepse anijet e rojës bregdetare nuk mundën të afroheshin për shkak të dallgëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko