Ura historike e Mesit permbi Lumin Kir eshte shndërruar si nje plazh i improvizuar per te rinjtë e zonës por edhe atyre qe vijne nga qyteti i Shkodres.

Por ky vend është shendrruar në një vend fatal për 20 vjecarin  Marjan Marku banues në fshatin Shtoj I Ri,  i cili pasi ka bërë nje hedhje nga Ura e Vjeter e Mesit nuk ka mundur të dalë më i gjallë  Shkodër.

 

Policia e ka marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë në porën 11:40.

 

Trupit i Marjan Markut është gjetur në fshatin Postribë pak metra larg zonës ku ai është mbytur.

 

Ka dyshime se Marjan Marku gjatë kohës që po lahej bashkë me shokët e tij në lumin Kir ka pësuar atak kardiak, por vetëm autopsia do të përcaktojë sa qëndron ky dyshim.

 

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re