Një tragjedi e permasave te medha është shënuar në brigjet italiane në orët e para të kësaj të diele.
Të paktën 43 persona nga Pakistani dhe Afganistani kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së nje anije te vogel me emigrante, pranë brigjeve të Krotones në afërsi të Kalabrisë.
Mes viktimave ka, gra fëmijë, ndër ta edhe një i porsalindur.
Nje pjese e trupave të pajetë janë gjetur nga autoritetet italiane në brigje ndërsa të tjerë të pajetë në det.
Pas nisjes së operacionit të kërkim dhjetera persona janë shpëtuar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi ne anije mendohet të udhëtonin rreth 180 emigrantë.
Dyshohet se shkak i tragjedisë është bërë mbingarkesa e anijen me të cilët udhëtonin emigrantët si dhe kushtet e vështira atmosferike.
Të gjithë personat që udhëtonin në anijen e vogel te peshkimit janë nga vendet e Lindjes së Mesme.