Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë zhdukur pas përmbytjes së një varke në lumin Danub në Budapest.
Sipas agjencisë së lajmeve MTI, në bordin e anijes ishin 33 vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut.
Varka u përmbys pasi gjatë ankorimit u përplas nga një anije tjetër.
Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale (20:00 GMT).
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se mes të zhdukurve 19 janë koeranë mes të cilëve dhe një fëmijë.
Ministria koreane bëri me dije se do të vendos një ekip që do të merrret me trupat e viktimave dhe kthimin e tyre në shtëpi.
