Një motoskaf është mbytur në brigjet e detit Jon këtë të shtunë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 ndërsa është shpëtuar drejtuesi I motoskafit nga ana e policisë kufitare të Sarandës.

 

Sipas informacioneve skafi drejtohej nga një shtetas italian dhe ishte I gjatë rreth 16 metra. Ai ishte nisur nga Korfuzi drejt Sarandës në momentin kur pësoi difektin dhe u mbyt.

 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e mbytjes së skafit të shtetasit italian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re