Një grua është gjendur pa shenja jete disa qindra metra larg bregut në Velipojë. Njoftohet se rreth orës 16:30, në vendin e quajtur Vilun është gjetur pa shenja jete një qytetare.
Identiteti i gruas së mbytur nuk dihet ende.
Po punohet më tej për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Velipojë/Shkodër
Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
