Një 71-vjeçare është gjetur e mbytyr në liqen në Pogradec. Sipas njoftimit të policisë gruaja ishte zhdukur qe prej muajit shkurt ndërsa vetëm sot është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: 

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re