Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Velipojës, pasi dyshohet se është mbytur.

60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është identifikuar ende, ka dale në breg i shtyrë nga uji  dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Velipojës dhe policinë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Po ashtu, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për afro 15 minuta trupi i pajetë i 60-vjeçarit ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë kuptuar se ishte mbytur, derisa uji e nxori në breg trupin e tij.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë, e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa ndodhej brenda në ujë dhe pësoi goditje në zemër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko