Skip to content

Mbytet në plazhin e Velipojës 60-vjeçari! Pushuesi qëndroi i pajetë në ujë për rreth 15 minuta, ja çfarë dyshohet

65e9bf34137be WhatsApp Image 2024 03 07 at 1.19.41 PM

Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Velipojës, pasi dyshohet se është mbytur.

60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është identifikuar ende, ka dale në breg i shtyrë nga uji  dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Velipojës dhe policinë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Po ashtu, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për afro 15 minuta trupi i pajetë i 60-vjeçarit ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë kuptuar se ishte mbytur, derisa uji e nxori në breg trupin e tij.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë, e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa ndodhej brenda në ujë dhe pësoi goditje në zemër.

“”