Një grua dyshohet se është vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa dyshohet se viktima është rreth 60-vjeçe, ndërsa ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko