Ilustruese
Një person është mbytur në plazhine Durrësit. Viktima është mbytur afër plazhit të njohur si Hekurudha.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e ngjarjes. Viktima është dërguar në morgun e qytetit për t’u identifikuar.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/faxweb
