Një person u gjet i mbytur në lumin Kir ne Shkodër. Trupi i pajetë u pikas nga banorë të zonës së njohur si zalli i lumit Kir. Pas mbërritjes së policisë personi i mbytur u identifikua si Ded Shkalla punonjës policie.

 

Paraprakisht dyshohet se  efektivi i ka dhënë fund jetës. Ai ishte baba i 7 fëmijëve dhe e gjithë familja jetonte vetëm me pagën e tij në kushte të vështira ekonomike. Trupi i pajetë u dërgua ne morgun e spitalit të Shkodrës ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re