Një pushues 40-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Borsh. Pushuesi sipas policisë kishte rrezikuar mbytjen pasi ishte futur në ujë, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
“Rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, thuhet ne njoftimin e policise.
Nuk dihet nëse në plazhin e Borshit ka roje plazhi për ti dhënë ndihmën e parë pushuesit, ndërkohë që numri i jetëve të humbura në zonat e plazhit është një fenomen shqetësues vit pas viti.
