Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku një grua u gjet e pajetë në kanal.

 

Sipas policisë, është arrestuar autori i ngajrjes i cili dyshohet se pasi e ka mbytur 68 vjeçaren e ka lënë trupin e pajetë në një kanal.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

 

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re