Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Albi Muhollarin të riu që akuzohet se mbyti të ëmën me qese plastmasi. Gazetari Elidon Berberi tha se gjatë seancës së zhvilluar sot, 24 vjeçari ka pranuar krimin por nuk ka dhënë asnjë arsye përse e ka marrë këtë veprim të rëndë.

24 vjeçari ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara ku kishte përfunduar studimet e larta atje. OPGJ, në praninë e avokatit, mori në pyetje ditën e djeshme të riun. “Çfarë ishte kjo që bëra?”, kanë qenë fjalët e vetme që ka thënë i riu pas arrestimit për këtë akt të rëndë.

Dyshohet se i riu e ka kryer aktin e rëndë nën kushtet e një gjendje depresive. I ati fajësoi mjekët e spitalit të Përmetit, që nuk e kanë mbajtur të shtruar të birin. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re