Gjykata e Gjirokastrës ka lënë sot në burg 24 vjeçarin, Albi Muhollari, i akuzuar për mbytjen e nënës së tij me qese plastike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në banesën e tyre.

Babi i të riut akuzoi mjekët për neglizhencë pasi dyshohet se i biri vuan nga depresioni. Gazetari Elidon Berberi raporton se i riu kishte shkuar në spital dy ditë para ngjarjes.

Duke iu referuar dëshmive të mjekëve, gazetari tha se i riu nuk ka pasur probleme aq të rënda saqë të kryejë këtë akt . Gjithashtu mësohet se nuk rezulton historik për gjendjen e tij mendore.

“Ai është paraqitur në urgjencën e spitalit dy ditë para ngjarjes me pretendimin se kishte shqetësime shëndetësore. Por sipas dëshmisë së mjekëve, nuk mund të lidhet me gjendjen e rëndë depresive në kohën që u ndalua nga forcat e policisë. Çrregullimet e humorit dhe depresioni i lartë janë dy diagnoza krejt të ndryshme me njëra tjetrën por sipas mjekut, ky shtetas nuk ka pasur probleme aq të rënda në shëndet. Edhe vetë mjeku që u mor direkt me autorin ka thënë se nuk ka rezultuar asnjë historik mjekësor apo diagnozë e mëparshme sa i takon kartelave mjekësore që hapen pranë urgjencës së spitalit apo qendrave shëndetësore. Ajo që është konfirmuar, siç e thanë mjekët, nuk ka asnjë historik mbi gjendjen shëndetësore të këtij shtetasi.”, raportoi gazetari.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re