Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt në lumin Fan në fshatin Shturngaj të Mirditës.

Kërkimet po bëhen nga polumbaret e forcave RENEA të mbështetur nga policia e Mirditës dhe shërbimi zjarrfikës.

Deri tani nuk është arritur të biet në gjurmët e minorenit i cili u përpi nga rrjedha e ujit.

10-vjeçarin e mori rrjedha e lumit, teksa ishte afruar për të marrë topin që i kishte rënë, teksa luante me bashkëmoshatarët e tij.

Kërkimet për gjetjen e të miturit u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës që pamundësonte operacionin e kërkim shpëtimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re